Lajme

Ekstradimi i Ballist Morinës, Presidenti Meta thërret në takim ambasadoren kroate, arsyeja…

Një ditë pas vendimit për ekstradimin e Ismail Morinës, vendim i dhënë nga gjykata në Kroaci, institucionet shtetërore shqiptare vihen në lëvizje.

Sot, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta takoi ambasadoren kroate në Tiranë Sanja Bujas – Juraga.

Presidenti Meta ka shprehur shqetësim për procesin gjyqësor ndaj Morinës si edhe për sigurinë fizike të tij në rast ekstradimi.

Ky takim u realizua pak kohë para se ministri i Drejtësisë në Kroaci të japë verdiktin final për ekstradimin ose jo të Ballist Morinës në Serbi.

Show More

Related Articles