LajmeTe gjitha

Elbasan/ Makina përplas fëmijën 6-vjeçar, arrestohet i riu me”Smart”(Emri)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 6 vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, sqaron policia.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm