Lajme

Elbasan: Për një vërtetim shkolle “përmbytet” spitali

Prindër e gjyshër qëndrojnë në rradhë për orë të tëra përpara derës së okulistit në ambulancën e Elbasanit, në pritje për të vizituar fëmijët.

Shkak për këtë situatë është bërë pasi në dokumentacionin për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë duhet edhe një vërtetim nga okulisti.

Prindërit apo gjyshërit e fëmijëve shprehen se po qëndrrojnë në rradhë 2 – 3 orë e përsëri nuk mbarojnë punë, por kthehen sërish të nesërmen.

Ja çfarë thotë një prind:

“Po presim doktorin por nuk ka ardhur akoma.

Duhet të rrimë gjithë ditën në rradhë pasi duhet të vizitoj vajzën për sytë për dokument për shkollën”.

Mjeku okulist punon me orar të reduktuar në ambulancë pasi më pas i drejtohet spitalit, dhe një fakt të tillë e pohon edhe infermierja.

Ja çfarë thotë infermerja:

“Doktoresha është në spital do të mbarojë operacionin pastaj do të vijë”.

Veç radhëve në të cilat duhet të presin, qytetarët kanë edhe presionin e kohës, pasi përpiqen të mos humbin edhe afatet e regjistrimit të fëmijëve në shkollë, e cila hap dyert në 11 shtator.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm