Kuriozitete

‘Është bërë keq për të gjetur burrë’

Studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Bristolit shpjegon se pse është rritur ndjeshëm numri i femrave të pa martura.

Ky studim shpjegon se sa më inteligjente të jetë një femër aq më shumë rriten kërkesat e saj për të gjetur partnerin ideal.

Sa më shumë vite të kalojnë dhe sa më shumë të ngjisë shkallët e karrierës një femër aq më shumë rriten kërkesat e saj.

Por për këtë gjë studiuesit nuk fajësojnë femrat por meshkujt. “Është bërë keq për burra” thuhet mes të tjerash në studim.

Statistikat tregojnë se numri i femrave të pa martuara është rritur me 35.7 %. Ndërsa mosha kur një femër sjell një fëmijë në jetë është rritur ndjeshëm. Shumica e femrave bëhen nëna pas moshën 25 ose 26 vjeç.

“Ndodh sepse një femër e shkolluar dhe e realizuar kërkon një partner në të njëjtin nivel. Dhe shumica e meshkujve u tremben femrave të tilla”,- ka thënë një nga sociologet që ka qenë pjesë e këtij studimi.

Show More

Related Articles