Lajme

“Facebook” mesazh për gjyqtaren e vrarë

Kanë qenë të shumta reagimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku gjyqtarja Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish – bashkëshorti.

Një reagim virtual ka ardhur edhe nga platforma “Facebook”, aktualisht më e përdorura në Shqipëri.

Prej një viti, ky aplikacion i krijuar nga Mark Zuckerberg ka krijuar disa opsione ku përdoruesi ka të drejtë edhe të vendosë se çfarë do të ndodhë me llogarinë e tij pas vdekjes dhe madje të ketë edhe një kontakt të dytë që mund ta përdorë.

Mesa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe me llogarinë në “Facebook” të gjyqtares Hafizi, të cilës iu mor sot jeta nga babai i fëmijëve të saj.

“Facebook” e ka kujtuar Fildes me një citim në krye të faqes së saj, ku thotë se profili do të jetë aty për të kujtuar jetën e saj:

“Në kujtim të Fil Des.

Ne shpresojmë që njerëzit që e kanë dashur Fil të gjejnë ngushëllim kur të vizitojnë profilin e saj për të kujtuar dhe festuar jetën e saj”.

Show More

Related Articles