Politike

Fatmir Mediu: Rama ka venë në punë gjithë makinën propogandistike për rrezikun RUS ndaj pushtetit të tij (Foto)

Të dashur miq,
Rama ka venë në punë gjithë makinën propogandistike për rrezikun RUS ndaj pushtetit të tij. Kjo është situatë qesharake dhe përpjekje e turpshme.
Shkrimet kundër 6 Senatorëve që i dërguan letër për situatën e rëndë të krimit e korrupsionit në Shqipëri, janë në të njejtën rrugë të deklaratave që vetë Rama bëri kundër Presidentit Trump, janë kundër Amerikes dhe atyre njerëzve që e mbështetën Shqipërinë për tu bërë vend anëtar i NATOs.
Kjo politikë e Rames po kthehet në një rrezik serioz për mardhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.
Nëpërmjet manipulimit mediatik, ai ben përpjekje të dëshpëruar për të interpretuar nje projekt-rezolutë të dy përfaqësuesve të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres që nuk është futur as në proçedurë, si paralajmërim për rrezikun Rus për zgjedhjet në Shqipëri. Në këtë projekt-rezolutë, dy Kongresmenë dhe jo 11 Senatorë siç thotë Rama, shprehet shqetësimi në bazë të informacioneve të ndryshme dhe të intelligjencës për problemet me Rusine në shumë vënde Europiane dhe në fund ata ngrenë shqetësimin se rreth 20 vënde Europiane, midis tyre edhe Shqipëria, do kenë zgjedhje Presidenciale, parlamentare dhe lokale ku Rusia mund të ketë interesa për të ndikuar.
Me poshte pjesa ku përmëndet Shqipëria: “Whereas Albania, Armenia, the Czech Republic, Finland, France, Georgia, Germany, Hungary, Lichtenstein, the Netherlands, nothern Ireland, Norway, Portugal, Serbia, Slovenia and the United Kingdom have federal or local elections scheduled in 2017, including presidential elections in France, Germany, Serbia and Slovenia: ”

A ka rrezik RUS në Ballkan dhe për shqiptarët. Pa dyshim po.
Po ky rrezik RUS është sot prezent dhe i lidhur me miqtë të ngushtë të Rames siç është Vuçiç, apo kalon në një spirale të rrezikshme gjeopolitike nga Veriu dhe Lindja e Ballkanit.
Rusia kërkon aleanca politike dhe ushtarake në Ballkan dhe Ky është një kërcënim për shqiptarët. Rusia është prezent ushtarakisht në Ballkan, ajo është prezent ekonomikisht dhe politikisht. Ka kohë që kërkon të ndërtojë një aleancë ushtarake me Serbinë, Bosnjen dhe Maqedoninë për t’ju kundërvënë NATOs. Situata e rëndë në Maqedoni me ndarje të thella etnike është në dëm të interesave shqiptare, kjo dhe per shkak të egocentrizmit të Ramës për protagonizëm pushteti, si dhe peshës së madhe të Rusisë dhe tranzicionit të pushtetit në SHBA. Rreshkitja e Maqedonisë në mardhënie të ngushta me Rusine do ta ndërlikonte jo vetëm situatën e shqiptarëve në Maqedoni por në mbarë Ballkanin.
Në favor të Rusisë është edhe Loja e Ramës për t’u futur ndërmjet mardhënieve Serbo-Kosovare duke injoruar autoritetin e drejtuesve të Kosovës. Kjo ka qënë Kimja e Serbisë në të gjitha këto vite për të ulur interesin dhe peshën e negociatave me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA. Kostimin pro Europian të Vuçiç-it e ka dizenjuar me kujdes edhe vetë Rama.
Vuçiç-it i intereson të ndërmjetësojë me Shqipërinë për Kosovën edhe për faktin se siç kam shkruar më parë, Shqipëria nuk ka peshë gjeopolitike, ushtarake, apo ekonomike.
Kosova në ndërtimin e institucioneve, duhet të shmangë paternalizmin e Tiranës apo Ramës, ajo duhet të shmangë përplasjet e brëndshme apo interesat konjukturale politike në dëm të Kosovës. Po ashtu edhe rasti i Ushtrise Kosovare më shumë se sa të shfaqet si akt patriotik, duhet të jetë mirë e kordinuar me SHBA dhe NATO. Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës apo e ardhmja e saj në BE dhe NATO, më shume se nga ushtria e saj apo ushtria shqiptare, do ndërvaret nga mardhënia dhe roli në kuadër të NATOs.
Deklaratat se Rama do marë pushkën për të mbrojtur Kosovën janë një patriotizëm folklorik.
Pesha e Rusisë në ballkan është rritur ndjeshem edhe per shkak të bashkpunimit ushtarak dhe politik me Turqinë si asnjëherë më parë, gje e cila të paktën për momentin është në disfavor të shqiptarëve.
Po ashtu dobësimit të pozicionit shqiptar i shërben dhe injorimi që Rama i ka bëre NATOs, jo vetëm se e ka ulur buxhetin e Mbrojtjes ne 0,75 % duke ju kundërvënë vendimeve të Aleancës, por dhe duke mos reflektuar tashmë një kusht detyrues për mardhëniet në NATO me SHBA, theksuar kjo nga Presidenti Trump dhe se fundmi nga sekretari Tillerson.

Z. Rama dhe zëdhënës të Ramës,

Senatorët: Mike Lee, James Inhofe, Ted Cruz, David Perdue, Thorn Tills, Bill Cassidy janë miq dhe mbështetës të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk pranojnë, siç thotë edhe Departamenti i Shtetit dhe Europol, që një vënd anëtarë i NATOs, të jetë prodhuesi i pare i Marijuanës, i korrupsionit dhe i krimit, por të jetë vend ku shqiptarët të votojnë të lirë dhe së shpejti të bëhen vend i BE.
Përgojimi i tyre si pro-RUS është i turpshem deri në neveri, është akt anti-Shqiptar dhe pro-Rus.

Nëse ka ndikim RUS në Shqipëri, është kjo politike që është sot dhe padyshim krimi, korrupsioni dhe trafiqet.

Fotografia e Fatmir Mediu

Fotografia e Fatmir Mediu

Fotografia e Fatmir Mediu

Fotografia e Fatmir Mediu

Më shumë

Artikuj të ngjashëm