Kuriozitete

Fëmija 10 ditëshe që shpëtoi nga uragani nderohet në mënyrë të mrekullueshme (Foto)

Ndër këta që u shpëtuan ishte edhe një foshnje 10 ditëshe...

Uragani Harvey shkaktoi dëme dhe pasoja të tmerrshme për shumë njerëz. Përmbytjet 4 ditore përgjatë Teksasit, SHBA, si dhe vendeve të tjera fqinje shkaktuan humbje të jetëve të njerëzve dhe dëmtime në prona. Më shumë se 30 mijë njerëz u zhvendosën, ndërsa 17 mijë të tjerë u shpëtuan.

Ndër këta që u shpëtuan ishte edhe një foshnje 10 ditëshe.

Foshnja u shpëtua nga shtëpia, dhe pastaj u gjend në një barkë prej nga u nxorr më sukses. Fatmirësisht, vajza e vogël është mirë tani.

Në nder të saj është organizuar një set i mrekullueshëm i fotografive –në barkën prej nga ajo u shpëtua.

Fotografitë u shpërndanë mbi 2 mijë herë në 24 orët e para që u bënë publik

Foshnja u quajt “Shpresë”, dhe këto fotografi të saj kanë prekur zemrat e shumë njerëzve anë e kënd botës.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm