Opinion

Fevziu: Nuk kam prova që Basha është i kapur, por që është i vonuar po (Video)

Çim Peka: Ka një debat të madh mbi aftësinë e Lulzim Bashës për të bërë opozitë, një pjesë e kritikuesëve të tij thonë se është i kapur, një pjesë mendojnë se është i vonuar, kur themi i vonuar, i vonuar në kapjen e trendit të problemeve të asaj se më çfarë duhet të merret realisht opozita, siç është edhe rasti i seancës së fundi, ku askush deri më sot dhe realisht edhe Z. Basha nuk e kupton pse u ngujua 6 orë te foltorja, tekë e fundit çfarë zgjidhi, për diçka që nënkryetari i tij e kishte votuar që do të bëhej kësaj të enjte nesër. Në gjykimin e Blendi Fevziut, Lulzim Basha i kapur, i vonuar apo pret radhën?

Blendi Fevziu: Në gjykimin tim fjalën e kapur nuk mund ta them sepse duhet të kem një fakt dhe e dyta të kapësh një lider opozite me çfarë do ta kapësh, natyrisht ka shumë vende që kapen, ka vende të Bashkimit Sovjetik ku ka gjithmonë një opozitë zyrtare takon ndërkombëtarët edhe rojet ja cakton qeveria por ky nuk është shembulli në Shqipëri.

E dyta unë shoh disa luhatje të forta të Z. Basha që nuk arrij t’ia kuptoj, kam përshtypjen ai shpenzon me shumë kohë dhe shqetësim tek kontestimet e brendshme të PD-së dhe konkurrentët e tij, ndjek më shumë ata se sa raportin me qeverisjen dhe e dyta ndryshe nga mënyra të tregoj dhe vendosmëri, po shoh që ka një lloj inkoherence dhe hutimi në mënyrën e funksionimit, ose ai ka një problem me konsultimin, pra njerëzit me të cilët konsultohet janë krejtësisht jashtë politikës, pra nuk e njohin ambientin politik, ose ka një problem tashmë me mënyrën si funksionon. Unë dëgjova dhe intervistën e zotit Berisha këtu te ju, i cili tha ka pasur këshilltarë shumë të këqij politik. Unë mendoj që këshilltarët politik janë dizastër, madje Berisha e tha mizerabël, por unë po them kanë qenë dizastër. Mënyra se si funksionon në shtet, nëse e merr dikë për ta shkatërruar do ta çosh atje. Mënyra se si u tentua që Lulzim Bashën ta fusnin për të konkurruar Ramën pikërisht në pikat ku ai është më i pakonkurrueshëm ishte absurde. Unë ja kam thënë me pak fjalë edhe njërit prej këshilltarëve mediatik të zotit Basha. Edi Ramën mund ta veshësh me kostumin serioz të Lulzim Bashës dhe i rri, por Lulzim Bashën nuk mund ta veshësh kurrë me poturet dhe me atletet e Edi Ramës sepse do të duket komik. Tentativa për ta çuar për të treguar me një video selfie në spot duke treguar te të rinjtë ishte një dështim sepse ajo është një pjesë që Basha ka profilin e tij dhe duhet të luante me atë profil që akoma sot në Shqipëri ka mbështetje të fortë, një njeri serioz dhe që tregon vendosmëri. Plus mënyra se si funksionoi në goditjen ndaj LSI-së në ditët e para dhe perceptimi që la në publik që Partia Demokratike mund të bëjë një koalicion postzgjedhor me Partinë Socialiste ishte fatale. Pse ishte fatale? Unë e njoh shumë mirë të djathtën, i përkas një familje e cila ka votues të djathtë tradicionalë, pra që prej viteve të para. Partia Demokratike ka mesa duket 2 grupime brenda saj që për momentin po përplasen. Është një grupim që e sheh politikën si interes, pra që mendon që politika bëhet me vende pune, me punësim me njerëz që i fusin në punë dhe një grupim i dytë i cili mendon që politika është në radhë të parë një ideologji, pra është një vokacion ideologjik. Në momentin që ti nisesh dhe mendon se si të fusësh ca njerëz në punë ti automatikisht ke humbur një pjesë të madhe. Unë nuk di ta them sa, mua më rezulton që është 20% nga votimi i mëparshëm, por mund të jetë edhe më e madhe të atyre njerëzve të cilët e kanë raportin ideologjik, e kanë sfidën me Partinë Socialiste jo me punësimin. Im atë, kushërinj të mitë të cilët janë tashmë 70-80 vjeç nuk kanë asnjë interes më, por kanë interes për të votuar një të djathtë që konteston të majtën. Në momentin që ti thua se unë do jem me këta të majtë, sepse një pjesë e këtyre brenda partisë duan të bëhen ministra, zëvendës ministra, apo drejtorë dhe për të marrë një strukturë në punë ti ke humbur këtë pjesën tjetër është shumë e vështirë që t’i rifitosh këta njerëz pra në këtë aspekt gabimi i tij ishte fatal. Ajo që po shoh është që Basha po ripërsërit gabimet e fushatës, sepse ka ndërtuar një axhendë mediatike dhe i rri strikt kësaj axhende mediatike. Politika është pak si ai lojtari i sërfit, që ti diku e ul vrullin, por kur dallga e madhe ti duhet të qëndrosh ndryshe. Në qoftë se ti ecën më të njëjtin ritëm nga kjo anë dallga të merr dhe të përplas tutje dhe në momentin që të përplas tutje del një sërfist tjetër që ta kalon, pra në këtë aspekt Basha duhet të shohin në mënyrë më dinamike zhvillimet. Ajo që po mungon Berisha kishte një talent të jashtëzakonshëm në këtë drejtim për tu ndjekur me instinkt zhvillimet dhe për tju atashuar ose për të tentuar t’i vinte ato në kontroll. Nuk i provokon dot ti kurrë zhvillimet, ti nuk e shpjegon dot kurrë se pse një çështje ndez në publik, por ama Berisha tentonte t’i kanalizonte në drejtimin e tij gjë që Basha më duket i vonuar. Kam përshtypjen që edhe brenda grupit të Partisë Demokratike ka pak vështirësi, sot unë nuk i gjej dot 5 veta që të jenë në qoftë se unë në studion time unë do të kërkoj po jua them dhe kjo është e sinqertë jua kam thënë dhe të tjerëve unë nuk gjej dot më shumë se 3-4 veta nga gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike sot që mund të jenë të aftë të përballojnë një bisedë jo të recitojnë në studio, por të përballojnë një debat të vërtetë dhe kjo është një fatkeqësi nga njëra anë, sepse duhet sa më tepër të futen dhe të përfshihen në këtë lloj debati.

Çim Peka: Blendi faleminderit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm