Kulture

Filmi shqiptaro-grek nominohet për çmimet Oskar, “Dita zë fill”

Filmi më i miri në gjuhë të huaj...

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë e “Filmit Më të mirë të Huaj”, në edicionin e 90-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Dita zë fill”, me regji dhe skenar të Gentian Koçit, një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhim i ARTALB FILM në bashkëprodhim me GRAAL FILMS.“Dita zë fill”, pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste.

Një bashkëprodhim Shqipëri-Greqi, filmi u zhvillua në programin e Cinelink të Sarajevës. “Dita zë fill”u prodhua nga Artalb Film dhe Graal Films me mbështetjen financiare të Eurimages, Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, Qendrës së Filmit Grek, Ministrisë Shqiptare të Kulturës, Radio Televizionit Publik Shqiptar, Qeverisë së Qytetit të Tiranës dhe Rrjetit Kinema të SEE.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close