Kulture

Firmoset memorandum bashkëpunimi midis Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita” (Foto)

Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe artistëve Shqiptar në Botë “Drita” dhe botuesin e revistës letrare “Pelegrin”, organizuan sot paradite një veprimtari interesante. Merrnin pjesë poet dhe shkrimtar të qytetit, miq e dashamirës të letërsisë.

Pas fjalës së hapjes së zotit Çlirim Hoxha Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptar në Botë zoti Nase Jani ka folur për ecurinë dhe aktivitetet e klubit në emigracion, në Athinë dhe kudo ku ka shkrimtar shqiptar. Ai u ndal tek revista letrare “Pelegrin” dhe tregoi për mundin dhe sakrificën për botimin e kësaj reviste gjatë viteve në emigracion. Zoti Nase Jani i dhuroi Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” 100 kopje nga numrat e ndryshëm të kësaj reviste.

Për aktivitete të përbashkëta në promovimin e vlerave të letërsisë shqipe në Vlorë dhe në botë folën edhe poeti Myrteza Mara, Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, poetja Laureta Petoshati, Poetja Rashel Sollomon, poeti dhe studiuesi zoti Luan Çipi, poetja Anila Toto, aktori Ilirjan Ali etj.

Me këtë rast pjesëmarrësit u njohën edhe me vlerësimin që Presidenti i Republikës i kishte bërë disa muaj më parë fabulistit Pëllumb Velo, duke e nderuar atë me Urdhërin “Naim Frashëri”. Zoti Nase Jani ndau disa kartela anëtarësie për bordin e revistës “Pelegrin”. Në fund u firmos një memorandum bashkëpunimi midis Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”.

Show More

Related Articles