Politike

Fjalimi që bëri deputetët të qajnë! (Video)

Ka qenë një nga fjalime që ka marrë duartrokitje

Gerta Loku, e cila ka treguar me lotësh vuajtjen e gjithë grave e vajzave që si ajo jetojnë përditë mes tokës, bagëtive dhe halleve.

Ka qenë një nga fjalime që ka marrë duartrokitje.

Në seancën përmbyllëse të parlamentit rural, përfaqësues të ndryshëm të strukturave shtetërore por edhe të organizatave lokale të shoqërisë civile kanë paraqitur përmes fjalimeve në podium problematikat me të cilat përballen zonat rurale shqiptare.

Një ndër fjalimet që ka ngjallur më shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, vajzës nga Mirdita që më herët ka tërhequr vëmendjen e medias për faktin se pasi është diplomuar në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjetur si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe manaxhimin e një ferme dhish në Mirditë.

Gjatë fjalimit të saj në podiumin e Parlamentit, ajo ka evidentuar jo vetëm sfidat me të cilat përballen fermerët shqiptarë por edhe nevojat që ka fshati.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm