Sport

Flamurtari mbyll fazën përgatitore në Vlorë miqesore me Apoloninë

Flamurtari mbyll fazën  përgatitore në Greqi, aty ku qëndroi për gati dy javë. Vlonjatët kanë zhvilluar edhe një stërvitje gjatë paradites së ditës së diel, ndërsa më pas kanë udhëtuar drejt stërvitjen ditën e enjte, me seancë  paradite.

Tre ditët në vijim do të jenë pushim për skuadrën, natyrisht edhe për tu relaksuar ,ndërsa gjithcka ristarton sërish ditën e enjte,fillimisht paradite, ndërsa do të punohet edhe me dy seanca në ditë.

Tre ditët e pushimit,janë cilësuar të nevojshme për lojtarët, pas fazës përgatitore,ndërsa nuk është zhvilluar ndeshja e tretë miqësore në tokën greke, me skuadrën që përmbyll me dy ndeshje qëndrimin dy javor në Veria, me një fitore dhe një humbje.

Megjithatë me rifillimin e përgatitjeve në Vlorë, Flamurtari do të luajë miqësore ditën e diel përballë Apolonisë. Ky do të jetë edhe test i fundit miqësor për Flamurtarin para nisjes së kampionatit në datë 9 shtator ndaj Skënderbeut në transfertë.

Show More

Related Articles