FLAMURTARI MIQESORE NE ANTALIA

Flamurtari zhvillon këtë  të  mërkurë ndeshjen e parë miqësore,pas pergatitjeve disa ditore që po kryhen në Antalia të Turqisë. Në orën 17 e 30 me orën lokale të Turqisë,ekipi Vlonjat do të luaje përballë skuadrës FK Tobol ,që bën pjesë në kampionatin e Kazakistanit,skuadër e renditur në vend të gjashtë  sezonin e kaluar. Ekipi i Flamurtarit ndodhet prej datës 7 janar në Antalia të Turqisë,ashtu si edhe një pjesë  e skuadrave të superliges shqiptare,për zhvillimin e fazës përgatitore të dimrit. Takimi ndaj FK Tobol,është ndeshja e parë miqësore për Flamurtarin,gjatë përgatitjeve dimërore,ndërkohe që tashmë është  konfirmuar edhe një tjetër takim miqësor që do të luhet në  datë 16 janar,po në Antalia  të  Turqise. Gjatë kësaj periudhe përgatitjet kanë vijuar  me  dy seanca në ditë,ndërsa Flamurtari ka realizuar vetëm një afrim  në merkaton e dimrit  dhe pikërisht mbrojtësin serb me pasaportë kosovare Ivan Jakovljevic.i cili ka nisur përgatitjet me Flamurtarin.

 

15979016_10208075802641930_408557459_n 15995711_10208075804401974_125237950_n