Sport

Flamurtari në Shkodër përballë Vllaznisë

Flamurtari do të ndeshet të enjten në orën 14:00 me Vllazninë në Shkodër. Në kuadër të kësaj ndeshje të radhës së kampionatit kombëtar të futbollit, i është dhënë edhe dora e fundit përgatitjeve me një seancë stërvitore në fushën sportive në pyllin e Sodës. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, tha se ndeshja me Vllazninë është një takim i veshtirë, ku ne lojë janë të tre rezultatet. Trajneri Duro thotë se Flamurtari shkon në Shkodër për një rezultat pozitiv.

Kreu i pankinës vlonjate, Shpëtim Duro, deklaroi se Flamurtari dhe Vllaznia janë dy rivale me traditë në futbollin shqiptar. Vlllaznia sipas Duros ka lojtarë me eksperiencë.

Por si shkon Flamurtari në Shkodër përballë Vllaznisë?

I pyetur për ngjeshjen e kampionatit, ku skuadra do të luajë cdo tre ditë, trajneri Duro nuk e shikon si problem, për shkak se sic thotë, Flamurtari ka kapacitete.

Kështu, të enjten Flamurtari do të ndeshet me Vllazninë në Shkodër, në orën 14:00, ndërsa do të kërkojë të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë e veshtirë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm