Kuriozitete

Fluturim në qiell, i zhveshur i tëri vetëm me violinë në dorë (Video)

Ai zgjodhi të fluturonte në qiell, pa veshur asgjë, duke luajtur disa pjesë për violinë ndërsa zbriste në tokë.
Muzikanti australian Glen Donnelly ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të rritur ndërgjegjësimin për një çështje si ajo e imazhit të trupit mes burrave.

Krejt i zhveshur dhe me violinën në dorë, ai ka fluturuar me parashutë mbi qytetin Coffs Harbour. Sigurisht, nën tingujt e ëmbël të veglës së tij muzikore.

Violinisti klasik, profesionist, e ndërmori këtë sfidë të pazakontë, në ditëlindjen e tij të 30.

Show More

Related Articles