FOTO/ Arrestohen tre shqiptarët, ishin kthyer në sipërmarrës droge. Ja emrat

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune, 3 shqiptarë nën akuzën e trafikut të drogës në territoret e Manta dhe Verzuolo Pas hetimit të nisur që në qershor të 2016, karabinierët e Saluzzos kanë zbuluar 3 sipërmarrësit e vërtetë të drogës.

Sipas mediave italaine, urdhër arrestet janë nxjerrë për Ergys Gerbetin, Ermal Hasanin dhe Bekim Kapidanjën, resident në Verzuolo dhe Manta dhe përgjegjës për posedimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shqiptarët kishin krijuar një monopol kokaine në zonat periferike të Saluzzos,duke përdorur mesazhet me një gjuhë të koduar. “A je gati për një pije? Takohemi tek frigoriferi”. Frigoriferi në këtë rast nënkuptonte vendin e furnizimit me kakainë.

Ata ia dilnin të shisnin të paktën 15-16 doza kokaine në ditë, me vlerë 90-100 euro secili.

Lideri i grupit ishte Ergys Gerbeti, i cili shpërblente dy bashkëpunëtorët e tjerë për aktivitetin e paligjshëm.

Për të shmangur kontaktin e drejtëpërdrejtë me klientët, shpërndarësi i drogës e linte atë në një vend të caktuar më parë përmes sms-ve, (zakonisht poshtë disa gurëve në anë të rrugës) për t’u kthyer për të marr lekët në pot ë njëjtin vend.

3 shqiptarët e arrestuar janë vënë në pranga në banesat e tyre, ku karabinierët kanë sekuestruar celularë dhe materiale të tjera të nevojshme për hetimet.

Pas arrestimit, ato janë dërguar në burgun e Cuneo në pritje të autoritetit gjyqësor.

Image

Image