Sport

Foto të vecanta nga dasma e basketbollistit të Tiranës, shaje e flamuj në mes të qytetit

Edhe një dasmë nga ato të veçantat. Kështu ka qenë ajo e basketbollistit të Tiranës Redi Vogli. Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë shëtitur përmes Bulevardit ‘’Dëshmorët e Kombit” me një karrocë të zbuluar.

Po ashtu nuk ndaheshin prej tij dhe simbolet dhe ngjyrat e ekipit të Tiranës, bardh e blu. Nuk kanë munguar as fotot në fushën e bashkëtbollit. Lajmin e martesës së tij e ka dhënë vetë klubi i Tiranës.

“Basketbollisti i Tiranes Red Vogli, ka gjetur nje menyre fantastike per diten e tij speciale. Flamuri, shalli bardheblu, fanella dhe miqte e stadiumit per nje dekor fantastik ne diten e marteses perkrah bashkeshortes se tij Klaudias”, shkruhej në njoftim.

Na mbetet që tiu urojmë jetë të lumtur!

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm