Lajme

Franca i bashkangjitet kërkesës së Holandës, kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Qeveria shqiptarare dhe kryeministri Edi Rama, e quajtën veç lajthitje lajmin se Holanda kërkonte rikthimin e vizave për Shqipërinë, por tashmë këtë po e kërkon edhe Franca.

Ministria e Brendshme Franceze bën të ditur se, në periudhën janar – gusht të këtij viti, 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje.

Qeveria franceze nuk sheh zgjidhje tjetër, veç se të kërkojë të njëjtën gjë si edhe Holanda një muaj më pare, pra rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, siç bënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke kërkuar një klauzolë mbrojtëse për rivendosjen e vizave në rast të abuzimit me mikpritjen.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm