Politike

FRESH Belsh rikthen traditën e festës së balonave në malin Gradishtë(Foto)

Të rinjtë e Fressh Belsh rikthejnë traditën e Festës së Balonave në qytetin e Belshit falë mbështetjes së bashkisë  së Belshit dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Aktiviteti në të cilin morën pjesë qindra të rinj të Belshit, u zhvillua në malin e Gradishtës , një ndër pikat më të bukura turistike të zonës.

Pavarësisht terrenit malor, ishin të shumtë ata të rinj, të cilët ngritën balonën e tyre duke shfrytëzuar edhe kohën ideale që mbizotëroi gjatë zhvillimit të festës. Festa u prit me entuziazëm nga pjesmarrësit e shumtë, të cilët Festën e Balonave e kthyen në një ditë argëtimi. Organizatorët shpresojnë që në vitet e ardhshme festa e Balonave të jetë më e larmishme në mënyrë që të tërheqë edhe interesin e turistëve në zonën e Belshit, e cila shquhet për liqenet e saj të shumtë karstikë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe  kryetari i bashkisë Arif Tafani, i cili theksoi se pushteti lokal do të ofrojë mbështetjen e tij që të tilla evenimente sportive të jenë më të shpeshta dhe gjatë vitit të ardhshëm në Belsh të zhvillohet edhe Festivali Ndërkombëtar i Balonave. Pas Festës së Balonave organizatorët ndanë edhe çmime për tre më të mirët e garës së ngritjes së Balonave.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm