Opinion

Fshatarët dhe Fluturakët, Nga Arben Abazaj

“Ne nje fshat te thelle e te humbur, fshataret i kish gjetur belaja se kishin filluar e frynin aty pari erera te forta e u prishnin gjithe te mbjellat madje edhe shtepite!

Nga kjo perfitonin fshatrat e tjere qe u shisnin prodhimet e tyre aq shtrenjet sa i rropen e varferuan keta te shkretet deri ne palce! Dhane e moren, vrane mendjen fshataret si t’ja benin me eren e vendosen te ngrinin barriera te mbanin eren e te shpetonte fshati! Kaq u desh e filloi puna!

Por puna zgjoi fshatrat perreth, ata ishin pasuruar goxha prej fatkeqesise se ketyre e s’u vinte mire qe ta humbisnin kete rast! Keshtu dergojne ca njerez te tyre atje te cilet pasi blene parine e fshatit, filluan u mbushnin mendjen fshatareve se eren e shkaktonin mizat, po, po, mizat, e gjithe fluturaket me krahet e tyre.

I rrihnin aq fort krahet sa shkaktonin stuhi! Aq me pasion e me kembngulje, aq shpesh u’a thoshin fshatareve kete marrezi, sa te shkretet fshatare filluan e besuan vertet, lane ndertimin e barrierave e filluan gjuetine ndaj mizave e cdo fluturaku!

Vazhdoi kjo betej e fshatareve per mbi 25 vjet, ndersa keta i gezohen fitores se cdo beteje me mizat, keta te tjeret ferkojne duart me naivitetin e tyre! Betaja vazhdon, ajo i ka bere fshataret me trima e me burra, me krenare e me te varfer! (Cdo ngjashmeri me ne eshte fantazia juaj!)”, – e mbyll shkrimin e tij Arben Abazaj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm