Sport

FSHF, Juventus F.C dhe JMedical projektojnë bashkëpunim mes tyre (Foto)

Projektohet edhe një bashkëpunim shumë i afërt dhe shumë i ngushtë mes klubit kampion në Itali, Juventus F.C, JMedical dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Këtë të premte, Presidenti I FSHF-së, Armand Duka është pritur në selinë e klubit të Juventusit nga dy administratorët e deleguar të klubit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, si dhe gjithashtu në shoqërinë e administratorit të deleguar të JMedical, Elio Testa. Takimi është fokusuar në shumë pika rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical, duke u fokusuar në asistencën mjekësore që JMedical mund të ofrojë, jo vetëm persa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar. JMedical është një nga klinikat më të mira në botën e sportit dhe të futbollit me një staf të shkëlqyer mjekësh sportivë.

Vetë kreu i FSHF-së shprehu angazhimin e Federatës së Futbollit për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret. Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar.

presidenti tek juventus

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close