Teknologji

Fshini lirisht ato që nuk ju duhen në WhatsApp

WhatsApp po e bën gjithnjë e më të thjeshtë për përdoruesit për të patur hapësirë të lirë në telefon

Aplikacioni ka ndërtuar një seksion të ri të menaxhimit të memories, teke menuja Settings në Android, duke ju dhënë mundësinë të fshini masivisht tipe të caktuara mesazhesh nga një bisedë, teksa ruan të tjerat.

WhatsApp po e bën gjithnjë e më të thjeshtë për përdoruesit për të patur hapësirë të lirë në telefon, pa fshirë çdo gjë, dhe pa humbur asnjë mesazh që është i rëndësishëm për ju.

Aplikacioni ka ndërtuar një seksion të ri të menaxhimit të memories, teke menuja Settings në Android, duke ju dhënë mundësinë të fshini masivisht tipe të caktuara mesazhesh nga një bisedë, teksa ruan të tjerat.

Bisedat, në veçanti çatet e grupit, shpesh kanë të bashkangjitur edhe multimedia, që nuk do tu duhet ti shihni më, por që ju marrin memorie në telefon.

Ky përditësim i WhatsApp, i cili u vu re nga Android Police, e bën më të lehtë të kesh memorien që të duhet.

Në aplikacionin e Android, shtyp Settings, Data and Storage Usage dhe Storage Usage do ju çojë në një liste bisedash, të renditura sipas hapësirës që marrin në telefonin tuaj.

Prekni secilën nga këto biseda për të parë më të detajuar gjithçka në tipe të ndryshme mesazhesh, tekst, foto, video, audio, dokumente, vendndodhje, kontakte etj.

Duke shtypur në Manage Messages, në fund të ekranit, ju jep mundësinë të zgjidhni një seksion të veçantë, apo disa prej tyre dhe të fshish mesazhet.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm