Lifestyle

Ftohje?! Jo vetëm. Cfarë rrezikojmë nga kondicionerët

Në këto ditë të nxehta vere të gjithë jemi të lumtur që ekzistojnë kondicionerët. Por a e dini e cfarë rrezikoni nëqoftëse nuk i mirëmbajmë siç duhet këto pajisje?
Kondicionerët janë një ambjent ideal për zhvillimin e baktereve dhe viruseve nëse nuk pastrohen dhe mirëmbahen. Kjo bëhet shkak për shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve të ndryshme.Vendet me lagështirë dhe të errëta brenda apartamenteve përshpejtojnë këtë proçes. Prandaj ndodh që ajri i kondicionuar të jetë i cilësisë së keqe, madje mund të ketë dhe aromë te pakëndshme.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambjent që ka ajër të kondicionuar mund të shkatojë irritim të syve, kollitje, infeksione të shpeshta, dhimbje koke dhe lodhje të pajustifikuar. Personat që shpenzojnë shumë kohë në një ambjent të tillë,bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo ndodh kryesisht sepse trupi stresohet për të kaluar nga një mjedis i ftohtë në një ambjent me teperatrë të lartë.
Përveç shkaqeve shëndetësore , ekzistojnë edhe shkaqet teknike pse kondicioneri duhet patruar dhe dizifektuar herë pas here.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm