Lajme

Fund tragjik për të moshuarin 77-vjeçar

Tjetër vetëvrasje, burri qëllon veten me armë zjarri. Fund tragjik ky për një të moshuar në Pojan të Maliqit (Korçë), i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij një ditë më parë.

Viktima është F.I, 77-vjeç.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, i moshuari ka vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Pojan.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se ai vuante nga depresioni, sipas të njëjtave burime.

Materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm