Kuriozitete

Fundi i botës: Çfarë thuhet në Kuran?

Referuar burimeve të Agjencisë Kozmike Amerikane NASA, mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk është larg dita kur Dielli do të lind nga Perëndimi në vend se nga Lindja.

Sipas, “Daily Mail” dhe “Huffington post” NASA dhe Agjencia Kozmike Evropiane kanë të dhënat serioze dhe faktike shkencore për kthesën e madhe të llojit të vet që do të pësojë poli magnetik e që për pasojë do të ketë lindjen e Diellit nga ana Perëndimore.

Revista amerikane ”Live Science” bën me dije se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën, është dobësuar dhjetë herë më shumë.

Ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit.

Gjithashtu, edhe Agjencia Kozmike Evropiane ka konfirmuar faktin e hidhur të ndryshimit që ka pësuar poli magnetik dhe ka vërtetuar se kjo do të thotë se Dielli do të lind nga Perëndimi.

Lindja e Diellit nga Perëndimi është përmendur në hadithin e Muhamedit alejhiselam si shenjë e madhe e Ditës së Kijametit, ndërsa Allahu në Kuran thotë:

“Hëna është çarë dhe Kijameti është afruar” (El Kamer 1),

“Njerëzve u është afruar Kijameti, por ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të”, (El Enbija 1) etj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm