KurioziteteTe gjitha

Fustani ideal i nusërisë sipas shenjës së horoskopit

Dita e dasmës është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një çifti e sidomos për një vajzë e cila e ëndërron atë që në vegjëli. Pak më poshtë astrologët na japin një listë me disa ide, se cili model fustani nusërie do i shkonte më shumë shenjave të ndryshme të horoskopit.

Dashi

Si një person i guximshëm që jeni, ju nuk keni frikë të tregoni pasionin tuaj nëpërmjet stilit që përdorni. Kjo është arsyeja pse dita e dasmës tuaj duket si mundësi e përkryer për ju që të merrni vëmendjen e të gjithëve. Këto janë modelet perfekte për atë ditë të madhe për të gjitha femrat e shenjës së Dashit.

Demi

Ju jeni një person praktik dhe përgjegjës që e sheh këtë rast si një mundësi për t’u përqendruar në festimin e këtij kapitulli të ri në jetën tuaj – jo si një shans për të shpenzuar një buxhet  të madh. Kjo është arsyeja pse, kur është fjala për zgjedhjen e veshjes suaj, ka shumë të ngjarë të jeni të mahnitur nga diçka e thjeshtë, elegante dhe e përballueshme.

Binjaket

Po, mund të jeni të pavendosur – por gjithashtu jeni të adaptueshëm. Kjo ju benë një kandidate perfekte për një fustan klasik, princeshe. E veshur me këto fustane ju do shkëlqeni duke u dukur si një mbretëreshë e vërtet.

Gaforre

Falë imagjinatës tuaj të madhe, ju jeni në kërkim të një fustani të dasmës që është shumë më ndryshe nga e zakonshmja. Megjithatë, ju gjithashtu dëshironi që ky fustan të përshtatet me ndjesitë që ju do keni  në ditën tuaj të dasmës. Kështu që hidhini një sy këtyre modeleve që me shumë mundësi do vjedhin zemrën tuaj.

Luani

Ju jeni një tip i gëzuar, i ngrohtë dhe bujar, ka shumë gjasa që ju ta shkundni në natën me të rëndësishme të jetës tuaj. Kjo do të thotë që, do të duash një fustan të dasmës që të ndiheni rehat dhe këto modele janë perfekte.

Virgjëresha

Ju punoni shumë për të siguruar paratë tuaja, prandaj preferoni që të mos shpenzoni përtej mundësive tuaja kur kërkoni një veshje për dasmën. Në fakt, kush ka nevojë për një fustan, gjithsesi? Një palë pantallona elegante tingëllon si zgjedhja më e zgjuar që i përshtatet padyshim virgjëreshës.

Peshorja

Lule dhe dantella delikate janë zgjedhja që do të bënit! Ndoshta dhe një fustan me kurrizin hapur, s’do të ishte keq! Do të keni vëmendjen e të gjithëve!

Akrepi

Urime! Ju jeni një lider në marrjen e vendimeve , që do të thotë se zgjedhja e një fustani të dasmës do të jetë një model drejt tradicionales pra i bardhë. Kjo është veçanërisht sepse ju e dini se çfarë ju pëlqen dhe këto janë modelet e fustanit që do të vjedhë vëmendjen e të gjithëve.

Shigjetari

Për ju nuk ka shumë rëndësi fustani por mënyra se si do ja kaloni me pjesën tjetër të të ftuarve dhe kujtimet që do krijoni nga ajo natë. Si përfundim ju jeni më shumë për diçka të thjesht dhe jo shumë të kushtueshme.

Bricjapi

Tradita është e rëndësishme për ju, prandaj ju nuk keni frikë të kërkoni veshjet e panumërta të dasmës në mënyrë që të  gjeni diçka të bardhë, të thjeshtë dhe minimaliste.

Ujori

Megjithëse tentoni të mos pëlqeni të jeni ylli i shfaqjes, jeni gati të ndryshoni gjërat pak në ditën tuaj të dasmës. Si dikush që gjithashtu shkëlqen  duke qenë origjinal dhe unik, e sheh këtë ngjarje si një kohë për të provuar diçka të re dhe të guximshme (sidomos nëse kjo përfshin që ju devijoni larg nga një fustan tradicional i bardhë).

Peshqit

Ju nuk doni asgjë më shumë sesa të shprehni veten sidomos në një mënyrë artistike. Megjithëse ju nuk mund të zgjidhni diçka të ekzagjeruar për një veshje dasme. Por këto modelet do të jenë zgjedhja ideale.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm