Sport

Futsall, kombëtarja humbet ndaj Azerbajxhanit

Ka perfunduar me nje humbje te thelle 5-0 me skuadren e Azerbajxhanit ndeshja e dyte zyrtare, Eleminatore e Europianit te Futsalles ne ndeshjet e Grupit B, takime qe luhen ne Baku. Ekipi perfaqesues i futsalles nuk ishte sot ne diten e tij me te mire, teksa vetem nje dite me pare u perball me nje kundershtar tejet te forte si Hungaria ne humbjen minimale 4:3. Kjo ishte humbja e dyte, teksa ka mbetur per tu luajtur edhe sfida me Bosnjen pas 2 ditesh.

Shqiperia e drejtuar nga trajneri Erind Resuli nuk ka mundur te marre nje rezultat pozitiv ne sfiden e dyte te ketij turneu me vendasit.

Ekipi yne perfaqesues do te luaj edhe nje ndeshje te fundit per kete turne ndaj Bosnje Hercegovines ne 11 prill.

Kjo eshte renditja e Grupit B:

1. Azerbajxhan 6 pike

2. Hungaria 4 pike

3. Bosnje & Hercegovina 1 pike

4. Shqiperia 0 pike

Më shumë

Artikuj të ngjashëm