Teknologji

Galaxy Note 8 do të vijë me 8 GB RAM

Galaxy Note 8 i gjigantit të teknologjisë, Samsung, pritet të lansohet në gjysmën e dytë të muajit gusht, dhe tashmë spekulimet e ndryshme për të kanë arritur.

Ky telefon i ri pritet të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 836, dhe kamerën kryesore të dyfishtë.

Tani, sipas një raporti të ri me burime nga kompania thuhet se Note 8 do të vijë me 8 GB RAM memorie, që nënkupton dyfishin e 4 GB RAM që i ka Galaxy S8.

Versioni me 8 GB RAM i Galaxy Note 8, raportohet se do të quhet “Emperor Edition” dhe se do të jetë në dispozicion vetëm në disa tregje, ndërsa në pjesën tjetër të tregjeve do të jetë versioni me 6 GB.

I njëjti burim, thotë se telefoni tjetër për vitin e ardhshëm, Galaxy Note 9, pritet të vijë me 12 GB RAM memorie, që nënkupton se Galaxy S9 mund të vijë me 10 GB RAM.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm