Opinion

Gazetari Enrik Mehmeti,merr shkas nga tragjedia e fundit, jep këshilla si të veproni në këtë zonë

Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur ne gjirin e Porto Noves ne zonen e Zvernecit ku humben jeten 3 persona. Dua t’u them gjithe miqve te mi qe mund t’u bjere rasti te bejne plazh ne ate gji, qe te keni shume kujdes nese nuk jeni notare te sprovuar. Ne ate zone shpesh ka rryma shume te forta qe te terheqin drejt thellesise. Te gjithe ata qe nuk jane notare me rezistence te larte ose qe nuk e njohin mire detin, te mos shkojne me thelle sesa niveli i gjoksit te tyre. Ky fenomen ndodh edhe ne zona te tjera, dhe eshte shkaku kryesor i rasteve ku njerezit mbyten duke u lare ne det. Nese ju ndodh, mos e lini veten qe t’u kape paniku, kjo eshte fatale! Ruani qetesine dhe nese nuk notoni dot kunder rrymes, lereni ate t’u marre me vete, pasi nuk do t’u largoje shume metra, mbase disa dhjetera, dhe prej aty, pasi te keni mbledhur forcat dhe marre veten, notoni me zig-zage ne drejtim te bregut me te afert.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm