Lajme

Gjobiten 23 drejtues mjetesh në Shkodër

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se në zbatim të planit të masave të hartuar për kontrollin e mjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar e të pa homologuar si dhe përdorimin e rripit të sigurimit, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë janë ushtruar kontrolle dhe janë marrë këto masa administrative.

Policia ka vendosur 140 masa administrative gjobë dhe janë dërguar për shqyrtim 38 drejtues mjeti nga këto:

23 drejtues mjetesh për përdorim të xhamave të errësuar

12 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurimit

3 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm