Sport

“Gladiator 6” në Vlorë

Zhvilluar nga Federata Shqiptare e Arteve të lira në ring, janë përfaqësuar 15 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare, në një sport që në vitet e fundit ka rritur pjesmarrjen dhe masivizimin e vet.

14 ndeshje janë zhvilluar gjatë aktivitetit, ndërsa në fund është zhvilluar edhe finalja e madhe për “Brezin e Artë”.

Pjësmarrja ka qenë nga të gjitha moshat, ndërsa vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve të lira, Arian Rizai e cvilëson një nga aktivietet më të rëndesishme të kësaj federate dhe jo pa qëllim është zgjedhur Vlora, ndersa nuk ka nguruar të falenderojë dhe të gjithë ata të cilët e mbështesin këtë federatë por edhe zhvillimin e këtij sporti.

“Gladiator 6” në Vlorë, një sport i arteve të lira ka vlëresuar edhe pjesmarrësit në këtë aktivitet, ndërsa synohet vazhdimësia e të tilla aktivieteve të rëndësishme, për të masivizuar edhe më shumë këtë sport.

Ndërkohë, sportisti Ermal Hadribeaj është shpallur në fund edhe fituesi i “Brezit të Artë”, në ndeshjen finale të këtij turneu.

Show More

Related Articles