Teknologji

Google ju spiunon, ja si mund të gjeni bisedat tuaja të incizuara (Foto)

A e keni ditur që Google është duke iu spiunuar vazhdimisht në mënyrë sekrete përmes pajisjeve dhe programeve të saj?

‘The Sun’ shkruan se gjiganti i teknologjisë i ka kthyer telefonat e mençur që kanë sistem Android në pajisje që incizojnë bisedat e përdoruesve dhe njerëzve të tjerë përreth.

Nëse keni Android, ka shumë mundësi që të përdorni Asistentin e Google, që është i njëjtë me Sirin e Apple. Google, zyrtarisht thotë se fillon të dëgjojë dhe incizojë vetëm kur thoni ‘OK Google’, që në fakt nuk është e vërtetë.

Në disa raste, Androidi juaj do të fillojë të incizojë që në momentin që dëgjon frazën OK, që përdoruesit mund ta thonë edhe duke biseduar me njëri tjetrin, dhe jo me telefonin.

Sapo thoni OK, telefoni xhiron për 20 sekonda dhe ky audio-material ruhet në ‘cloud’ dhe atë mund ta gjeni nga kudo në botë, vetëm përmes internetit.

Për ta gjetur historinë e të dhënave tuaja, hyni në Gmail dhe klikoni në: history.google.com/histoy në shiritin për kërkim.

Pastaj hyni te ‘Activity Controls’  pastaj nën ‘Web and App Activity’, klikoni ‘Manage Activity’.

Kompanitë teknologjike gjithnjë janë akuzuar për keqpërdorim të sistemeve dhe programeve që ofrojnë, në mënyrë që të përgjojnë përdoruesit dhe të mbledhin të dhëna nga ta.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm