Grabitet me armë një karburant në Tiranë

Burime nga policia thonë se persona të paidentifikuar me armë në dorë kanë grabitur me armë një pikë karburanti në zonën e Ibës.

Ata kanë marrë një shumë prej 25 mijë lekësh të leja, disa paketa dhe telefonat e punonjësve dhe më pas janë larguar me një automjet.

Ka ndodhur kjo ngjarje  rreth orës 01:38 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.