LajmeTe gjitha

Greqi, avokati ekzekutohet në mënyrë mafioze në zyrën e tij

Një avokat i identifikuar si Michalis Zafiropoulos ka rënë pre e një sulmi mafioz me armë, duke mbetur i vdekur.

Gazeta helene “Prothothema” raporton se vrasja ka ndodhur në rrugën “Asklepios”.

Sipas dëshmive paraprake ka qenë asistenti i tij që telefonoi policinë në gjendje shoku, duke informuar policine, se avokati ishte qëlluar me armë.

Oficerët e policisë hynë në zyrën e avokatit dhe e gjetën këtë të fundit të shtrirë në dysheme dhe me trauma abdominale, pasi ishte qëlluar në pjesën e barkut.

Në vendngjarje mbërriti Seksioni i Krimit dhe Sigurisë në Athinë që mblodhi prova dhe dëshmi për atentatin.

Dëshmitë e para flasin për dy atentatorë që flisnin një greqishte të rrjedhshme. Ata kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë. Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve dhe kontrollit të trafikut.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm