Teknologji

Hamilton prezanton supermakinën “Project One” (Foto/Video)

Në të njëjtën kohë kjo lloj makine ka në përbërje edhe 4 motorë elektrikë

Në Frankfurt u mbajt motor-show i përvitshëm ku kompani të ndryshme të prodhimit të automjeteve prezantuan modelet më të fundit që do të shihen në rrugë.
Nuk mund të mungonte në këtë spektakël makinash Mercedes që u prezantua me supermodelin “Project One”.

Prezantimi i kësaj supermakine u bë nga vetë Shefi Ekzekutiv i kompanisë gjermane Dieter Zetsche i shoqëruar nga 3 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

“Prej kohësh kemi biseduar me stafin e Mercedes për një supermakinë të vërtetë ku është përdorur pak edhe nga teknologjia e Formula 1 dhe më në fund kjo u arrit”-tha Hamilton-Uroj Dieter Zietche.

Mund të them se kjo makinë ka motorin me të cilin unë fitova titullin në vitin 2015 kështu që  ndjej pak edhe si krijesën time”.

Motori i kësaj makinë mund të arrijë deri në 11 mijë xhiro për minutë, vetëm pak mijë më pak se  ai i një makine të Formula 1.

Në të njëjtën kohë kjo lloj makine ka në përbërje edhe 4 motorë elektrikë.

Mercedes-AMG Project ONE

Mercedes-AMG Project ONE

Mercedes-AMG Project ONE

Mercedes-AMG Project ONE

Më shumë

Artikuj të ngjashëm