Politike

Haradinaj: Prodhimet vendore mund të veprojnë si katalizatorë për rritjen ekonomike (Foto)

Prodhimet vendore mund të veprojnë si katalizatorë për rritjen ekonomike, nëse do të vendosen shtysat e nevojshme për rritje dhe zhvillim. Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve, në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë.

Në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, bashkë me kryetarin e Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani, nënshkruam Memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve. Kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.

RH

Fotografia e Ramush HaradinajFotografia e Ramush Haradinaj

Më shumë

Artikuj të ngjashëm