Politike

Haradinaj: Sot pata kënaqësinë të marr urim nga Kryeministrja Britanike (Foto)

Sot pata kënaqësinë të marr urim nga Kryeministrja Britanike, Theresa May, e cila shpreh përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat.

Në urimin e Kryeministrës May thuhet:

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj
I nderuari Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike.
Ne jemi të përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.
Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj, dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të shtuar teknike dhe shpresojmë që iniciativat ekzistuese të gjejnë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suaj, siç është projekti me Mbretërinë e Bashkuar për asistencë Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në administratën publike.
Ne besojmë se bashkëpunimi Mbretëri e Bashkuar – Kosovë në këtë projekt është me rëndësi të lartë sepse nxitë profesionalizmin, llogaridhënien, dhe transparencën në administratën publike – dhe në këtë mënyrë, demonstron para botës përkushtimin e Kosovës në vlerat demokratike.
E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy qeverive tona. Do të jem e nderuar të ju mirëpres në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.

Sinqerisht e juaja,
Theresa May

Fotografia e Ramush Haradinaj
Më shumë

Artikuj të ngjashëm