Lajme

Himarë është gjendur një shtetas i mbytur

Himarë Informacion paraprak Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin Islam Bega , 60 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi Islam Bega, i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brënda në det.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Show More

Related Articles