Lajme

Himarë: Radarët nuk i kapin dot gomonet e skafet, nuk furnizohen as me energji

Radarët e dislokuar prej 9 vitesh në Himarë nuk arrijnë të identifikojnë në det mjetet lundruese si gomone apo skaf, pasi prej 3 vitesh në këtë qendër nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike, ç’ka vështirëson edhe më shumë punën e këtyre radarëve.

Edhe pse radarët janë instaluar në vitin 2009 dhe ndihmë kryesore për këtë kanë dhënë vendet anëtare të NATO -s, përsëri nuk funksionojnë siç duhet.

Qendra Ndërinstitucionale Detare e Radareve që ndodhet në Himarë, prej 3 vitesh nuk ka furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike, një fakt ky që bëhet i ditur nga burime kofidenciale, sipas të cilave, prej kohësh një raport i hollësishëm qëndron edhe në pikën kufitare dhe të migracionit.

Gjithashtu, këta radarë nuk arrijnë të kapin mjetet e vogla lundruese si gomone apo skaf dhe të vetmet mjete që mund të identifikojnë janë tragetet dhe peshkarexhat.

Në raportin e rojës bregdetare thuhet gjithashtu se, kur jepej sinjali nga qendra ndërinstitucionale për praninë e një mjeti lundrues në det, shpeshherë Delta Forca ndiqte dijet e saj detare, pasi saktësia e radarit lë shumë për të dëshiruar.

Institucionet pjesëmarrëse tek qendra e radarëve në Himarë janë:

Roja Bregdetare,

Policia Kufitare,

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,

Drejtoria e Peshkimit,

Drejtoria Kombëtare e Bregdetit.

Për mosfurnizimin e rregullt të radarëve me energji elektrike, ka reaguar edhe ish – ministri i Brendshëm teknik,m Dritan Demiraj, sipas të cilit, në një rast vërtet shqetësues sinjali i radarëve është fikur gjatë një operacioni antidrogë të policisë dhe mjetet lundruese munden ti shpëtonin ndjekjes nga roja bregdetare.

Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve.

Mosfunksionimi i tyre pengon punën e policies, – është shprehur Çako.

Por, menjëherë ka ardhur reagimi i Ministres së Mbrojtjes Kodheli, e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.

Show More

Related Articles