Lajme

Historia, Kreshnik Gjini: Si qëlloi me pistoletë të vëllanë 9 vite më parë

Kreshnik Gjini njihej si person i rregullt në Belgjikë ku edhe punonte prej disa muajsh në një lokal të quajtur “Saint – Denis” në Forest, por u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave belge vrasja mund të ketë si motive ngjarje të ndodhura në Shqipëri.

Më 30 gusht të vitit 2008 Gjini ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në Rrëshen, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe vëllai i tij Besmiri, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht nga një plumb në pjesën e dorës, nga vëllai i tij.

“Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete të forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini”, – është ky njoftimi i policisë shqiptare në atë kohë.

Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit, por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet.

Kreshnik Gjini deklaroi në dëshminë e tij se e plagosi pa dashje të vëllanë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm