Kulture

“Hodha grepin në Lanë dhe…” Ja sesi Sigurimi i Shtetit “zbërthente” anekdotat kundër regjimit

Një dokument i vitit 73’ i Sigurimit tëe Shtetit, tregon sesa e imët ishte lupa komuniste, në të cilën skanoheshin çdo ditë shqiptarët.

 Ish- kreu i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin e tij social disa shkresa ku tregohen disa anekdota që përdoreshin dhe që për Sigurimin, ishin me përmbajtje “armiqësore”.

Një ndër to është edhe shprehja “Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”. Kjo sipas Sigurimit nënkuptonte dasitë etnike.

1973/Anekdotat kundër regjimit komunist

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave. Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull. Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë. Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuzuaste komuniste./Gazeta Express

Më shumë

Artikuj të ngjashëm