Lajme

Hollandë: Shqiptari kapet me 12 kg kokainë në makinë

Policia holandeze ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine si dhe ka vënë në pranga dy persona për këtë rast, njëri prej të cilëve shqiptar.

Mediat locale raportojnë se, shqiptari udhëtonte me makinë me një shtetas lituanez.

Automjeti me të cilin po udhëtonin ka qenë në pronësi të shtetasit lituanez, ku dhe u gjetën 12 kilogramë kokainë.

Shqiptari është i moshës 25 vjeç, ndërsa lituanezi 28 vjeç.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe akuzohen për trafik droge, të cilët u kapën në North Brabant, në jug të Holandës.

Mediat holandeze ende nuk e kanë bërë të ditur identitetin e 25 – vjeçarit shqiptar që u kap me 12 kg kokainë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm