Lajme

Horror në Koplik, lidh qenin zvarrë dhe i punon atë që nuk ua merr mendja kurrë

Një ngjarje me të vërtetë e tmerrshme është filmuar nga qytetarët ditën e sotme në Koplik.

Një automjet tip fuoristradë ka qenë duke qarkulluar në rrugën që të shpie në Koplik por ka rënë në sy të shumë shoferëvë të tjerë të cilët kanë vënë re me tmerr se pas këtij mjeti ishte lidhur me litar një qen. Qeni i shkretë ishte i gjallë dhe tërhiqej zvarrë nga mjeti i cili po ecte me shpejtësi.

Nuk dihet se përse shoferi po bënte një mizori të tillë ndaj kafshës por nëse vëreni me kudes fuoristrada është tip kamionçine dhe ka karroceri të hapur mbrapa.

Fare mirë mund ta kishin vendosur qenin aty. Pikërisht ky fakt të bën të mendosh se qeni është lidhur qëllimisht për ta torturuar. Zoti e di se për çfarë arsye./JOQ

Show More

Related Articles