Lajme

I dënuar me burg për korrupsion, Apeli liron ish-gjyqtarin

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha (foto).

Një vit më parë, Hoxha u dënua me dy vite burg pasi akuzohej se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.

Gjykata e Apelit ka pezulluar dënimin e mbetur me burg dhe ka vendosur në shërbim prove ish-gjyqtarin.

Hoxhës gjithashtu i është hequr për 5 vite e drejta për funksione publike.

Në një konflikt gjyqësor për një pronë, Hoxhaj i kishte premtuar njërës palë se do të mbante anën e tyre.

Hoxha kishte rënë në kontakt me një palë në konflikt gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar të mbante anën e tyre

Show More

Related Articles