Lajme

I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Mynihu 58-vjeçari shqiptar

Policia gjermane ka arrestuar në Mynih, një trafikant shqiptar droge. Klisman Nano, 58 vjeç, është sjellë nga Gjermania në Shqipëri prej Interpolit dje për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e Tiranës më 25 shkurt 2015 prej 3 vjetësh e 8 muajsh burg. Akuza ndaj tij është: “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Klisman Nano, mbrëmjen e 1 tetorit 2010 ishte kapur nga  policia në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gr heroinë, që ia shiste personave të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani dhe ekstradimi.

Show More

Related Articles