Lajme

I gjendet në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak (Foto)

Tiranë.

I gjendet në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak.

Policia e Tiranës arreston 40 – vjeçarin.

Sekuestrohen fara të llojit Cannabis Sattiva, 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol, kapsolla detonatore, 7 fishekë model 5 dhe 3 karikatorë automatiku model 56.

Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë Sektorit për Krimin e Organizuar në D.V.P. Tiranë, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasin :

– A. R, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën “Korabi”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

– Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës132 gramë.

– 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.

– 5 kapsolla detonatore.

– 7 fishekë luftarakë model 56.

– 3 karikatorë automatiku model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit .

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm