Lajme

I jepet lamtumira e fundit biznesmenit Agron Haxhiraj (Foto/Video)

Familjarë, qytetarë dhe biznesmenë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit biznesmenit Agron Haxhiraj.

Kurora me lule dhe fjalë ngushëlluese kanë qenë sot në hollin e Petro Markos.

Ceremonia mortore është zhvilluar në hollin e teatrit Petro Marko teksa i kanë dhënë ngushëllime familjarëve të tij, bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të familjes Haxhiraj.

Në homazhe kanë marrë pjesë kryebashkiaku Dritan leli, kreu i kontrollit të lartë të shtetit Bujar Leskaj, deputeti Edmond Leka, autoritetet Ted Homes së tregtisë Vlore, si dhe perfaqësues të botës së artit dhe kulturës në qytet.

Nisja e të ndjerit Haxhiraj për në banesën e fundit është shoqëruar me duartrokitje nga pjesëmarrësit në ceremoninë e homazheve në respekt të Agron Haxhiraj që përvecëse pioneri i biznesit vlonjat ishte edhe modeli shembull i qytetarit të mirë të Vlorës.

Edhe VloraNews i shpreh ngushëllime familjarëve të cilët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa bota e biznesit themeluesin e saj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm