Lajme

I mohojnë 22 vite punë, 71 vjeçari ka 6 vite që endet në gjykatë

71 – vjeçari Gjon Stenaj nga fshati Vuksanaj i Dukagjinit ka 6 vite që endet në gjykatë.

Nga 37 vitet e punës në Hec Koman, kampin e Tropojës, etj., atij i janë mohuar 22 vite dhe për rrjedhojë pensioni i përfituar kap vlerën e 6 mijë lekëve të reja.

Ja çfarë thotë Gjon Stenaj:

“Në 2011 kam dalë në pension dhe një vit më vonë u akordua shuma në fjalë.

3 muaj refuzova ti marr dhe më thirrën hajde merri se do të digjen.

I mora dhe nuk rashë dakort me shumën, prandaj hapa gjyq.

Kam fituar dy shkallët e para, tani m’i mohojnë vitet sigurimet shoqerore dhe më thonë e kemi dërguar në gjykatë të lartë.

Unë 22 vitet i kam me firmë e vulë.

S’di çfarë të bëj, më kanë bërë të marrë.

Show More

Related Articles