Lajme

I vë shkelmin në fyt, e përplas përtokë… ja plaçkitja e grupit të rrezikshëm italo- shqiptar (Emrat+Video)

Policia italiane e Barit ka publikuar këtë të premte pamjet e njërës prej grabitjeve të një grupi të rrezikshëm hajdutësh, ku mes tyre kishte edhe dy shqiptarë.

Grupi i përbërë nga 7 persona akuzohet se ka kryer 69 plaçkitje në Bari dhe ka vjedhur deri në 80 mijë euro vlerë në para e sende të çmuara.

Grupi i rrezikshëm grabiste biznese tregtare dhe karburante.

Fatmirësisht policia i ka arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit, përfshi edhe dy shqiptarët. Gjykata ka dhënë masën arrest me burg dhe arrest shtëpie, për pjesëtarët.

Emrat e tyre janë si më poshtë vijon.

Në arrest me burg:

Nazmi Buthi, 27 vjeç

D’AMBROSIO Ettore, lindur në Bari, 35 vjeç

FORNARELLI Gaetano, lindur në Bari, 40 vjeç

GISMUNDO Nicola, lindur në Bar, 26 vjeç;

VALERIO Nicola, lindur në Bari, 27 vjeç.

Në arrest shtëpie:

ATTANASIO Antonello, lindur në Conversano, Bari, 35 vjeç;

BUTHI Nazmi, lindur në Shqipëri, 27 vjeç;

CASSANDRA Damiano, lindur në Bari, 22 vjeç;

SERAFINO Francesco, lindur në Bari, 42 vjeç)

Policia gjithashtu ka publikuar dhe pamjet e mëposhte, të njërës prej grabitjeve të grupit. Një prej hajdutëve merr zvarrë një grua e cila nuk lëshon çantën nga krahët. Por situata përshkallëzohet, derisa hajduti e përplas përtokë dhe i vë këmbën në fyt, duke i marrë nga krahët çantën./Gazeta Express

Për më tepër shikoni pamjet:

#Bari – "Operazione San Lorenzo", blitz della Polizia all'alba. Decapitato sodalizio criminale. | NOMI FOTO DETTAGLI Leggi qui l'articolo —> http://www.pugliapress.org/2017/08/11/bari-operazione-san-lorenzo-blitz-della-polizia-allalba-decapitato-sodalizio-criminale-nomi-foto-dettagli/

Posted by PUGLIAPRESS on Freitag, 11. August 2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm