Lajme

I zoti ky shitës, rrihet me 2 plaçkitës dhe i mbylli në dyqan (Video)

Nisar Ahmed që punon si shitës në një super-market të Kanadasë, nuk i ka lejuar dy plaçkitës që mbanin armë të ftohta, të largohen lehtë nga vendi i krimit.

Pasi iu është kundërvënë fizikisht, edhe kur e qëllonin, ai ka dalë përjashta dhe ka bllokuar daljen për ta, transmeton Telegrafi.

“Ia hoqa maskën, sepse mendova se do të frikësohej se i zbulohet identiteti. Por, ishte e kotë. Pastaj mendova për jetën time, se ata mund të më vrisnin”, ka thënë Ahmed lidhur me rastin.

Megjithëse dolën nga lokali, ai e ka mbajtur njërin me forcë, derisa kanë arritur forcat e rendit dhe e kanë arrestuar

Show More

Related Articles